Inspektim te bizneset turistike në Velipojë, a respektohen hapësirat e shezlongëve
Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në bashkëpunim me prefekten e Shkodrës, Policinë e Shtetit dhe atë Bashkiake zhvilluan një aksion në plazhin e Velipojës për të verifikuar respektimin e hapësirave nga bizneset e shezlongëve.
Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni tha se nga ky sezon nuk do të ketë më kontrata 5-vjeçare për shfrytëzimin e bregdetit por vetëm 1-vjeçare.
Aksioni vijoi në terren ku pas verifikimeve pati dhe pakënaqësi dhe pretendime nga bizneset.
Lidhur me këto reagime dhe pretendime të bizneseve për parregullsi në ndarjen e parcelave, i pyetur nga mediat, përfaqësuesi rajonal i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, Bujar Shpendi tha se po vijojnë inspektimet në terren.
Pushuesit e shumtë që ndodheshin në Velipojë për disa momente e panë veten të rrethuar nga forcat e policisë. Për disa, një skenë e tillë duket normale ndërsa për të tjerë aspak.
Pavarësisht të gjithave skena të tilla me forca policie përgjatë vijës bregdetare nuk ndihmojnë aspak zhvillimin e sezonit turistik dhe lënë një shije të keqe tek pushuesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta