Pse u zhvilluan kontrolle shtesë për domaten nga Shqipëria? Flet zëdhënësi i AUV

12 Qershor 2023 | 18:03

Zëdhënësi i AUV, Lami Thaçi, tha për Euronews Albania se në Kosovë nuk janë ndaluar domatet shqiptare, por është e vërtet se mostra të tyre janë çuar për kontrolle në një vend të Bashkimit Europian siç është bullgaria, pasi kishin dyshime për nivel më të lartë të pesticideve të përdorura.

Megjithatë ai tha se rezultatet nga ky laborator kanë dalë dhe qytetarët si të Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë mund të jenë edhe më të sigurt për konsumimin e tyre.

“Disa ngarkesa me perime janë kthyer si nga Maqedonia dhe nga BE pasi ka pasur dyshime se ka kalim të limiteve të pesticideve. Ne duhet të marrim masa për ngritjen e kontrollit, nuk kemi vepruar me ndalesa, pas jemi vend vëllazëror dhe ne për të ngritur nivelin e kontrollit, pasi ky kontroll vlen jo vetëm për kosumatorët tanë por edhe për ata që janë në Shqipëri.

Ne kemi marrë mostra shtesë për të bërë teste me metoda konfirmative dhe i kemi dërguar në një laborator në një vend të BE-së  siç është bullgaria. Këto mostra ne kemi kërkuar të testohen në të gjitha parametrat e pesticideve, fatmirësisht ato sigurojnë të njëjta siç i kemi pasur ndaj edhe konsumatorët duhet të jenë të qetë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023