Ambasadorja Kim dhe Soreca përshëndesin votimin e anëtarit të pestë të Gjykatës Kushtetuese

17 Dhjetor 2020 | 15:24

Parlamenti i Shqipërisë votoi sot anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota. Lajmi është përshëndetur nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe ai i BE-së, Luigi Soreca.

Kryediplomatja thotë se ky është një hap i madh i Shqipërisë, i cili e afron vendin më shumë drejt Bashkimit Evropian. Ajo bën thirrje që procesi të vijojë dhe fton KED-në të dërgojë listën e kandidatëve tek Presidenti për të zgjedhur anëtarët e tjerë. 

“Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria tani ka nevojë për 1 gjykatës tjetër për një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve tek presidenti sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo është një arritje madhore e cila do ta lëvizë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit dhe Parlamentit”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Në reagimin e tij, ambasadori i BE-së thotë se emërimi i Altin Binajt si anëtar i Gjykatës Kushtetuese është bërë në bazë të opinionit të Komisionit të Venecias.

Diplomati thotë se “funksionimi i plotë i Kushtetueses është një hap kyç në listën e kushteve të nevojshme për të nisur Konferencën e parë Ndërqeveritare”.

“Parlamenti shqiptar emëroi sot Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese në bazë të opinionit të Komisionit të Venecias në qershor.  Kjo e bën më të prekshme funksionimin e plotë të Gjykatës. Tashmë është thelbësore që KED të finalizojë, pa vonesa, listën e anëtarëve të tjerë të emëruar nga presidenti. Funksionimi i plotë i Kushtetueses është një hap kyç në listën e kushteve të nevojshme për të nisur Konferencën e parë Ndërqeveritare për bisedimet e anëtarësimit midis BE dhe Shqipërisë”, shkruan ai.

Lexoni gjithashtu: 

Parlamenti voton me 96 vota pro anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026