Shkoi të takonte kryetarin shqiptar, sulmohet në Leposaviç ministri i Kosovës

13 Qershor 2023 | 11:25

Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturor në Kosovë, Liburn Aliu ka vizituar komunën e Leposaviçit, ku është pritur nga kryetari Lulëzim Hetemi.

Vizita e ministrit Aliu ka ndodhur të martën në mëngjes, por ndërsa ka dalë nga objekti i komunës, protestuesit kanë hedhur vezë dhe ngjyrë në drejtim të veturës së ministrit, raporton KosovaPress.

Ministri Aliu kishte provuar edhe javën e kaluar që të bënte një vizitë të tillë në Leposaviç, por që vetë ministri ka thënë se nuk ishte e mundur të bëhej vizita pasi Policia e Kosovës e kishte udhëzuar që të kthehej pas.

Ndërkohë, Aliu i pati quajtur të pavërteta edhe lajmet se KFOR-i e ndaloi ta takonte kryetarin e Leposaviçit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026