Mbappe përplaset me PSG, nuk rinovon kontratën dhe mund të largohet
Drejtuesit e PSG dhe ylli Kylian Mbappe do t’i japin dorën njëri-tjetrit verën e ardhshme, me 24-vjeçarin që refuzon qëndrimin në kryeqytetin francez. Mediat evropiane e bëjnë fakt të kryer largimin e tij, ku edhe pasi fitoi titullin kampion në Ligue 1, duket se sulmuesi kërkon një eksperiencë të re. Nëpërmjet një deklaratë të shkurtër, Mbappe pohon se në lidhje me këtë vendim e ka informuar skuadrën e tij që në verën e vitit të shkuar.
“Kurrë nuk kam diskutuar rinovimin e kontratës me PSG-në. Drejtoria e klubit, një vit më parë, më 15 korrik 2022 u informua me vendimin tim për të mos rinovuar dhe qëllimi i vetëm i letrës ishte konfirmimi i asaj që tashmë ishte thënë gojarisht më parë”, deklaroi Mbappe.
Drejtuesit e klubit parizien pohonin se nuk ka pasur asnjë bisedim mes palëve, e se Mbappe do të jetë lojtari i tyre dhe në vitet e ardhshme. Përgjigja e kampionit të botës hodhi poshtë çdo deklaratë të tyre, ndërsa tanimë po mendon për skuadrën e re. Reali i Madridit mbetet destinacioni kryesor, ndërsa duhet ende shumë kohë deri në konfirmim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta