Tensione në Veri, sulmohen gazetarët në Zveçan
Ekipi i një televizioni lokal në Kosovë është sulmuar gjatë raportimit nga Zveçani, komunë në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe, bëri të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Sipas AGK-së, disa persona të maskuar kanë sulmuar me gurë makinën me të cilën po udhëtonin tre pjesëtarë të ekipit të medias në fjalë që si pasojë pësuan lëndime të lehta trupore.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vazhdon të jetë i shqetësuar për ekipet e mediave që po raportojnë nga veriu i vendit, ndaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare të krijojnë kushte më të mira për ta”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Në veri të Kosovës tensionet janë rritur që nga 26 maji, kur kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, hynë në objektet komunale për të marrë detyrën, pavarësisht rezistencës së banorëve lokalë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta