Siguria kibernetike, Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit: Të forcojmë kapacitetet
Sulmet kibernetike kanë qenë arsyeja që presidenti Bajram Begaj ka mbledhur për herë të tretë Këshillin e Sigurimit Kombëtar.
Gjatë fjalës së tij, në mbledhjen që zgjati për më shumë se 2 orë, kreu i shtetit kërkoi qe të bëhej një analizë e thelluar e gjendjes aktuale te sigurisë kibernetike në vend masat e marra nga institucionet.
Duke vlerësuar mbështetjen e ndërkombëtarëve në përballimin e sulmeve që erdhën nga Irani në korrik të vitit të shkuar, Begaj kërkoi të ketë një strategji më të qartë se ku duhet të fokusohen investimet dhe përpjekja e institucioneve për sigurinë më vazhdim.
Për këtë arsye, para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, raportuan drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karcanaj dhe Igli Tafa, drejtori i Autoritetit Kombëtar për certifikimin elektronik dhe sigurisë kibernetike.
Për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, SHBA i ka dhënë Shqipërisë 50 mln dollarë, ndërsa BE ka premtuar 15 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta