Në 3 muajt e parë të vitit turistët sjellin 624 mln € në Shqipëri, rritja 53%
624 mln euro kanë shpenzuar turistët e huaj në vendin tonë, gjatë tre muajve të parë të vitit. Në vitin 2022, shuma e harxhuar ishte 408 mln euro.
Turistët kanë harxhuar në Shqipëri, 624 milionë euro në vetëm tre muajt e parë të këtij viti. Shuma në fjalë tregon se shpenzimet janë rritur me 53% në raport me fillim vitin e kaluar, kur turistët lanë në vendin tonë 408 mln euro. Ka dy arsye për këtë rritje në nivele kaq të larta. Fluksi më i lartë i njerëzve që vijnë dhe çmimet e rritura.
Numri i të huajve që hyjnë në vendin tonë është rritur me 48% këtë fillimvit. Rritja e përgjithshme e çmimeve, përfshi edhe ato në shërbimet turistike, po ashtu kanë ndikuar në këto flukse parash që raporton Banka e Shqipërisë.
Kujtojmë se gjatë vitit 2022 si të plotë, turistët shpenzuan në vend rreth 2.8 miliardë euro, duke regjistruar nivele rekord të larta.
Nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 434 milionë euro në tre muajt e parë të 2023-shit.
Kjo bën që bilanci neto mes shpenzimeve të turistëve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë të arrijë në 190 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West