Qershitë “justifikojnë” çmimin, fermerët: Pemët s’prodhojnë, mungon 50%
Fruti i qershisë ka pak kohë që ka dalë në treg. Ashtu si çdo vit, ky frut tregtohet fillimisht me çmim shumë të lartë, duke zbritur gradualisht kur prodhimi rritet. Prej disa ditësh, fermerët në juglindje janë duke mbledhur atë që ka mbetur në pemë, pasi moti i lagësht ka ndikuar në prodhimin e ulët.
Për këtë arsye çmimi në treg është i lartë, por sërish fermerët ankohen se për shkak të sasisë së pakët të prodhimit, fitimi i tyre është i ulët.
“Qershitë po shkojnë, kanë çmim të mirë por nuk ka prodhim, qershitë janë të dëmtuara nga ngricat, nën 50% ka mbajtur si prodhim. Çmimi këtë vit nga 2500 ka shkuar në 2000 dhe kjo vjen si pasojë e prodhimit të pakët,” – u shpreh kryeplaku i fshatit Leshicë në Pogradec, Ladi Lipo.
“Këtu më parë kam marrë 50 kuintal, këtë vit do i marr a s’do i marr 10. As ne nuk e dimë ç’pati, nuk pati lulëzim, pati një pengesë. Ato që kemi investuar, ato mund të marrim, më shumë jo,” – tha fermeri Miri Pengu.
Në tregje 1 kg qershi e gjen me 200-300 lekë. Por sa i përballueshëm është për qytetarët ky çmim?
“Çmimi nuk është i kënaqshëm sepse popullsia në përgjithësi, jo për politikanë që e kanë marrë vendin në kurriz, por populli nuk e ha dot këtë qershi,” – tha një qytetar.
“Shumë është, shumë lart, është qershia sefte, në Korçë nuk e përballojmë dot, shumë janë,” – u shpreh një qytetare.
Një vit më parë, sipas drejtorisë rajonale bujqësore, sipërfaqet e mbjella në Korçë ishin 513 ha nga të cilat u përftuan 5500 ton prodhim, ndërsa sivjet me të njëjtën sipërfaqe të mbjellë prodhimi është 50% më i ulët.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta