Dyshohet për të shtëna në Durrës, policia drejt vendngjarjes

13 Qershor 2023 | 18:41

Dyshohet se pasditen e kësaj të marte ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shënavlash të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, ende të pakonfirmuara, është qëlluar në ajër nga një automjet i tipit “Range Rover” i zi, i cili ishte në lëvizje.

Burime zyrtare policore konfirmojnë për Euronews Albania, se blutë e qarkut janë nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të zbardhin më tepër detaje mbi atë çfarë ka ndodhur.

Ndërkaq, ende nuk ka një reagim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës lidhur me rastin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026