Ambasada britanike për planin e Kurtit: Duhen hapa për shtensionim të situatës
Ambasada britanike në Prishtinë tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka dërguar QUINT-it planin e tij për shtensionimin e situatës në veri, megjithatë gjatë takimit më 13 qershor, ambasadorët kanë diskutuar për këtë plan.
Kurti të martën paraqiti një plan pesëpikësh, që tha se do të ndihmonte në shtensionimin e situatës. Ai tha se këtë plan ai ka dërguar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ua ka paraqitur edhe përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it.
Në QUINT bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Gjermania.
“Qartazi, zgjedhjet e reja lokale, ku do të merrte pjesë edhe popullata serbe e Kosovës, janë një zgjidhje e mundshme. Megjithatë, qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të jetë se fillimisht duhet të ndërmerren hapa për të shtensionuar menjëherë situatën, posaçërisht duhet të largohen njësitë speciale të policisë nga ndërtesat e komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut dhe se kryetarët e këtyre komunave të vazhdojnë punën e tyre nga lokacione alternative”, thanë nga Ambasada britanike në pyetjen lidhur me qëndrimin e tyre për planin e prezantuar nga Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta