Blinken dhe Macron për kundërofensivën: Mund të zgjasë me muaj

13 Qershor 2023 | 16:42

Aleatët e Ukrainës deklarojnë se është ende herët të thuhet se çfarë drejtimi po merr kundërofensiva ukrainase, që ka vetëm pak ditë që ka nisur. Pavarësisht mesazheve inkurajuese, frika për humbje nga të dyja palët është e madhe.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është i qartë në qëndrimin e tij.

“Suksesi i Ukrainës në këtë kundërofensivë do sjellë dy gjëra: do të forcojë pozicionin e saj në tryezën e negociatave dhe mund të ketë efektin që ta detyrojë presidentin Putin të fokusohet në dialog dhe t’i japë fund luftës që nisi,” – u shpreh ai.

Ndërsa Emmanuel Macron, i cili ka pritur në Paris liderët e Gjermanisë dhe Polonisë, thotë se nisma e palës ukrainase mund të zgjasë me javë të tëra.

“Kundërofensiva është përgatitur me kujdes nga një ushtri liderësh që kanë treguar vendosmërinë, guximin dhe aftësitë e tyre taktike dhe organizative për më shumë se një vit. Ndaj mendoj se kjo ofensivë do të kërkojë javë, në mos muaj,” – tha presidenti francez.

Ndërsa në Rusi presidenti Vladimir Putin përkujtoi Ditën Kombëtare me një shfaqje të rrallë me ushtarët e plagosur në konfliktin ukrainas. Raportohet se edhe ai ka deklaruar se ishin kohë të vështira për vendin e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026