SHBA zgjeron mbështetjen ushtarake për Ukrainën me 325 milionë dollarë

14 Qershor 2023 | 07:40

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se do të japë një ndihmë shtesë prej 325 milionë dollarësh për sigurinë “për të përmbushur nevojat kritike të sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës”.

Sipas një deklarate të Departamentit të Mbrojtjes më 13 qershor, autorizimi i fundit shënon rastin e 40-të të tërheqjes së pajisjeve nga inventarët e Departamentit të Mbrojtjes për Ukrainën që nga gushti i vitit 2021.

Pajisjet e ofruara përfshijnë aftësi thelbësore për të ndihmuar Ukrainën në rimarrjen e territorit të saj dhe mbështetjen për mbrojtje ajrore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga fillimi i vitit 2021, i kanë siguruar Ukrainës furnizime ushtarake deri në 40,4 miliardë dollarë, ndërkaq pjesa më e madhe e këtyre furnizimeve i është dhënë që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt të vitit 2022.

Ukraina ka grumbulluar armë dhe forca stërvitore në përgatitje të një kundërofensive, në përpjekje për të detyruar trupat ruse të tërhiqen nga zona të mëdha të Ukrainës juglindore dhe jugore, të cilat janë pushtuar.

Një ditë më parë Rusia nisi një sulm masiv me raketa gjatë natës në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, duke vrarë të paktën dhjetë persona dhe plagosur 28 të tjerë dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë

Më shumë se 3,000 persona janë evakuuar nga mbi 12 komunitete në veriperëndim të Ontarios, ndërsa Kanadaja po përballet me një nga sezonet më intensive...
20:14 | 22/07/2026

Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend

Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega, ka deklaruar se vendi nuk do të mbajë më zgjedhje, duke sinjalizuar një tjetër hap drejt konsolidimit të pushtetit të...
20:11 | 22/07/2026

Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar

Irani akuzoi Shtetet e Bashkuara të mërkurën se po përdorin programin e tyre bërthamor si pretekst për të shkaktuar shkatërrim në vend, duke thënë se...
19:12 | 22/07/2026