Pasardhësi i Stoltenberg, detyra e vështirë e Perëndimit për drejtuesin e ri të NATO

14 Qershor 2023 | 13:55

Gjetja e pasardhësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qenë objekt diskutimesh për më shumë se 2 vjet. Detyra nuk po rezulton e lehtë.

Eksperti i NATO-s, Jamie Shea deklaron se, kandidati potencial duhet të ketë aftësi në diplomaci, komunikim dhe në menaxhimin e krizave.

“NATO është një familje me 31 vende demokratike, që kanë interesat e tyre dhe jo gjithmonë bien dakord. Orkestra nuk luhet vetë. Duhet një dirigjent që ta bëjë të luajë në harmoni dhe kjo është arsyeja përse duhet një diplomat i mirë”, tha Jamie Shea, ish-zyrtar i NATO-s.

Emra të profilit të lartë që përfliten për marrjen e timonit të aleancës ushtarake janë shumë. Emri i kryeministres estoneze Kaja Kallas është përmendur disa herë e po ashtu ai i Ingrida Simonit, kryeministre e Lituanisë. Nuk kanë munguar kryeministri holandez Mark Rutte, apo kryeministrja daneze Mette Frederiksen.

Nuk janë të paktë ata që mbështesin një fytyrë femërore, por nuk ka pasur as edhe një sekretar të përgjithshëm nga vendet e Evropës lindore e jug-lindore.

Sidoqoftë, fjalën e tyre do ta thonë edhe Shtetet e Bashkuara, duke qenë se asnjë vendim nuk është marrë kundër vullnetit amerikan.

Ajo që e komplikon procesin është gjetja e konsensusit në radhët e 31 vendeve anëtare, sidomos tani që Aleancës iu bashkua edhe Finlanda.

“Ka shumë njerëz të talentuar për të qenë kandidatë potencialë. Ndaj nuk ka arsye përse NATO të mos jetë në gjendje të bëjë një tranzicion të rregullt. Është në interesin e vetë NATO-s të bëjë një tranzicion të tillë”, u shpreh Shea.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026