Pasardhësi i Stoltenberg, detyra e vështirë e Perëndimit për drejtuesin e ri të NATO
Gjetja e pasardhësit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qenë objekt diskutimesh për më shumë se 2 vjet. Detyra nuk po rezulton e lehtë.
Eksperti i NATO-s, Jamie Shea deklaron se, kandidati potencial duhet të ketë aftësi në diplomaci, komunikim dhe në menaxhimin e krizave.
“NATO është një familje me 31 vende demokratike, që kanë interesat e tyre dhe jo gjithmonë bien dakord. Orkestra nuk luhet vetë. Duhet një dirigjent që ta bëjë të luajë në harmoni dhe kjo është arsyeja përse duhet një diplomat i mirë”,-tha Jamie Shea, ish-zyrtar i NATO-s.
Emra të profilit të lartë që përfliten për marrjen e timonit të aleancës ushtarake janë shumë. Emri i kryeministres estoneze Kaja Kallas është përmendur disa herë e po ashtu ai i Ingrida Simonit, kryeministre e Lituanisë. Nuk kanë munguar kryeministri holandez Mark Rutte, apo kryeministrja daneze Mette Frederiksen.
Nuk janë të paktë ata që mbështesin një fytyrë femërore, por nuk ka pasur as edhe një sekretar të përgjithshëm nga vendet e Evropës lindore e jug-lindore.
Sidoqoftë, fjalën e tyre do ta thonë edhe Shtetet e Bashkuara, duke qenë se asnjë vendim nuk është marrë kundër vullnetit amerikan.
Ajo që e komplikon procesin është gjetja e konsensusit në radhët e 31 vendeve anëtare, sidomos tani që Aleancës iu bashkua edhe Finlanda.
“Ka shumë njerëz të talentuar për të qenë kandidatë potencialë. Ndaj nuk ka arsye përse NATO të mos jetë në gjendje të bëjë një tranzicion të rregullt. Është në interesin e vetë NATO-s të bëjë një tranzicion të tillë”,- Jamie Shea, ish-zyrtar i NATO-s:
Gjithçka mbetet për t’u parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje