Shkarkimi i kreut të institucionit AKI-së në Kosovë vlerësohet si i paarsyeshëm

18 Dhjetor 2020 | 16:21

Shkarkimi i papritur i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kreshnik Gashi, nga ana e kryeministrit Avdullah Hoti dhe u. d e presidentes, Vjosa Osmani, nga njohësit e çështjeve të sigurisë, cilësohet të mos ketë lidhje me tentimin për hapjen e kasafortës në Presidencë, me 5 nëntor.

 “Po të kishte qenë arsye kasaforta, kërkesa do të vinte nga u. d Vjosa Osmani, për ta shkarkuar shefin e AKI-së. Kërkesa ka ardhur nga kryeministri e pastaj është dakorduar me presidenten, andaj nuk po besoj se kjo është arsyeja e vërtetë për shkarkimin e shefit të AKI-së”, tha Kreshnik Gashi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Për më tepër, njohësit e fushës deklarojnë se është standard ligjor i AKI-së, që kur ndërrohet presidenti ose kryeministri, dokumentet shumë të ndjeshme, të rikthehen në Agjenci, e kjo bëhet për disa arsye.

“Në dokumentet që i janë dorëzuar Hashim Thaçi ka qasje edhe Vjosa Osmani. Në rast të rrjedhjes së këtyre informacioneve, si ta dijë AKI-ja se i ka nxjerrë Thaçi apo Osmani. Prandaj bëhet një shkëputje normale për të ditur se prej nga mund të rrjedhin informacionet. Pra mendoj se shkelje nuk ka qenë aspak ajo çfarë ka bërë AKI ndërsa kjo çfarë ka bërë Vjosa Osmani, nuk mund të themi se është keqpërdorim i pozitës në kuptimin ligjor se do të ketë Përgjegjësi penale, por keqpërdorim moral të të drejtës që ajo e ka në mënyrë të rastësishme që të jetë u.d e presidentes”, tha Visar Duriqi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Shkarkimi i shefit të AKI-së bëhet edhe më i diskutueshëm meqë askush nuk jep ndonjë arsye.

“Nuk kemi parë deklaratë të Vjosa Osmanit e cila do të thoshte se për shkak të atij skandali po kërkon të dorëhiqet shefi i AKI-së, por kërkesa ka ardhur nga kryeministria dhe kjo më bën të besoj se ka një arsye tjetër përveç kasafortës për shkarkimin e tij”, tha njohësi i çështjeve të sigurisë, Kreshnik Gashi.

Shkarkimet e drejtorëve të AKI-së, janë bërë të shpeshta viteve të fundit kur asnjë prej tyre nuk po arrin ta përfundojë mandatin.

“E keqja e kësaj çfarë shoh në këtë situatë është se nuk është duke u shkarkuar Gashi, por po dëmtohet institucioni i inteligjencës”, shtoi Duriqi.

Në ditën e 5 nëntorit, siç u raportua në media më vonë, dyshohet se pasi presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje, një zyrtar i AKI-së shkoi në presidencë për të tërhequr materiale të klasifikuara. Prokuroria nisi hetimet, por më vonë deklaroi se nuk kishte bazë pasi asgjë e jashtëligjshme nuk kishte ndodhur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026