Protestuesit tentojnë hyjnë në godinën e komunës së Leposaviçit
Një tjetër incident është regjistruar ditën e premte në veri të Kosovës, ku protestuesit serbë kanë tentuar të hyjnë në ambientet e komunës së Leposaviçit me dhunë.
Protestuesit i janë afruar rrethimit pranë ndërtesës së komunës, por nuk janë lejuar nga forcat hungareze të KFOR. Situata ka qenë e tensionuar për disa momente, por më pas është qetësuar pa asnjë pasojë. Sipas të dhënave, protestuesit serbë reaguan pasi morën vesh se në ambientet e komunës ndodhej ministri për Komunitete, Elbert Krasniqi dhe pritej të shkonte dhe nënkryetarja e institucionit Dragana Miletiç.
Një ditë më parë DASH dhe Britania e Madhe parashtruan edhe njëherë kërkesën ndaj autoriteteve të Kosovës, që 4 krerët e komunave ta ushtrojnë detyrën në godina alternative.
Ndërkohë, 3 shpërthime raportohet të kenë ndodhur gjatë natës në pjesën veriore të Kosovës. Sipas komunikatës së drejtorisë rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, shpërthimet kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.
Njëri rast, ka ndodhur teksa një veturë e Policisë po patrullonte, ndaj të cilës janë hedhur gurë por edhe një bombë artizanale. Sulm ka pasur edhe në oborrin e stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, por edhe në afërsi të stacionit policor në Zveçan.
Dyshohet se janë hedhur dy bomba artizanale. Shpërthimi tjetër ka ndodhur në Zveçan, në afërsi të stacionit të policisë. Raportohet se nga këto shpërthime nuk ka të lënduar, përpos dëmeve materiale që i janë shkaktuar veturës së policisë nga hedhja e gurëve. Në dy rastet tjera, nuk raportohet për dëme apo lëndime në njerëz.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta