“Janë hajdutë”- Mitsoakis përjashton deputetin pas komenteve raciste

17 Qershor 2023 | 14:05

Një deputet i krahut të djathtë në Greqi është përjashtuar nga partia e ish-kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, që po kërkon mandatin e dytë në zgjedhjet e javës së ardhshme, për shkak të komenteve raciste të bëra pas fundosjes së një anijeje me migrantë.

Rojet bregdetare greke po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga fundosja e anijes që bartte migrantë. Nga fundosja e anijes të martën mbrëma kanë vdekur të paktën 78 persona.

Shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë po zbehen “çdo minutë”, thanë zyrtarët.

Përderisa dënoi humbjen “tragjike” të jetës, përfshirë të fëmijëve, Spilios Kriketos, deputet nga partia Demokracia e Re, tha se Greqia “nuk mund të tolerojë më shumë migrantë”. Ai këto komente i bëri gjatë një interviste për kanalin Kontra në YouTube.

Ai i akuzoi migrantët për vjedhje.

Pas kësaj interviste, partia e Mitsotakis e përjashtoi atë, shkruan rel.

“Mendimet, sikurse ato të shprehura nga Spilios Kriketos nuk kanë vend në partinë tonë. Deklarata të urrejtjes dhe raciste nuk janë pjesë e vlerave të partisë sonë”, u tha në deklaratën e këtij subjekti politik.

Kriketos po garon për zgjedhjet legjislative të 25 qershorit, pasi Mitsotakis doli i pari në zgjedhjet e majit. Megjithatë, nga këto zgjedhje ish-kryeministri grek nuk fitoi shumicë të qartë parlamentare.

Partia opozitare e majtë, Syriza i cilësoi si “raciste” deklaratat e deputetit grek dhe kërkoi largimin e tij nga partia Demokracia e Re.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026