Kryeministri Hoti i përgjigjet Aleksandar Vuçiç: Nuk ka marrëveshje pa njohje reciproke

19 Dhjetor 2020 | 19:11

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili paralajmëroi se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të paktën jo deri në vitin 2022, kohë kjo që përkon edhe me mbarimin e mandatit të tij si president.

Shefi i ekzekutivit të Kosovës ia bëri të qartë presidentit serb se nuk do të këtë marrëveshje finale pas pasur njohje reciproke. Ai thotë se Kosova mbetet e përkushtuar, që çështjet e hapura me Serbinë të përmbylljen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga ana e Bashkimit Europian.

“Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke. Kosova mbetet  e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së”, shkruan Hoti.

Zoti Hoti thotë se deklarata të tilla kundër pavarësisë së Kosovës, nuk i shërbejnë aspak procesit të dialogut.

“Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje. Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, shkruan ai.

Lexoni gjithashtu:

Deklaratat e Vuçiç kundër pavarësisë, analisti liston hapet që duhet të ndërmarrë Kosova

”Sa të jem unë president, Serbia s’do ta njohë Kosovën”, ministrja Haradinaj-Stublla i përgjigjet Vuçiç-it

Vuçiç i prerë: Derisa të jem unë president, Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026