Barcelona tjetër paraqitje jo të mirë, Valencia frenon Lionel Messin me shokë
Barcelona vijon me paraqitjet jo të mira në kampionatin spanjoll. Katalanasit u ndalën në një barazim 2-2 në “Camp Nou” nga Valencia në një ndeshje të vështirë për ta. Messi me shokë nuk po arrijnë që të ruajnë një ritëm konstant në lojën e tyre dhe kjo i ka penalizuar jo pak.
Pas këtij hapi fals Barcelona vijon që të mbetet ende larg kreut të renditjes që mbahet nga Atletico Madrid që arriti të fitonte 3-1 përballë Elche.
Ndërkohë që në Premier League, Liverpool tregoi se është skuadra për t’u mundur në Premier League. The Reds, pavarësisht mungesave të shumta për shkak të dëmtimeve arritën një fitore fantastike në transfertën e Crystal Palace pasi triumfuan me rezultatin e thellë 0-7.
Skuadra e Juregen Klopp dukej e motivuar pas fitores përballë Tottenham që e ngjiti sërish në krye te renditjes dhe një gjë të tillë e tregoi në fushën e lojës.
Tashmë kampionët shkëputen në krye të klasifikimit me 6 pikë më shumë se Tottenham që ka një ndeshje më pak.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq