Ministri Bledi Çuçi vizitë në shtëpinë e 25-vjeçarit të vrarë nga efektivi i ‘Shqiponjave’
Ministri i Brendshëm i sapo emëruar Bledi Çuçi ka shkuar në një vizitë në familjen Rasha në kryeqytet.
Gazetari i Euroneës Albania, Merin Maçi raportoi se vizita e tij zgjati rreth 15 minuta.
Synimi i kësaj vizite ishte ngushëllimi i familjes së viktimës nga Ministri i Brendshëm i vendit i cili e mori këtë post vetëm tre ditë më parë duke zëvendësuar kështu Sandër Lleshaj i cili u dorëhoq nga posti i tij pas ngjarjes tragjike të 8 dhjetorit.
“Krahas ministrit të Brendshëm, për herë të parë, të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, mes të cilëve ish-zv drejtori i Përgjithshëm Bert Dervishaj, drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj si dhe drejtori i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme, Muhamet Rrumbullaku,” – tha gazetari Maçi.
Pikërisht, Rrumbullaku është ai që po udhëheq dhe hetimet sa i takon vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha pasi Policia e Shtetit është përjashtuar nga ky hetim për zbardhjen e gjithë ngjarjes.
Në dalje të vizitës Bledi Çuçi ka refuzuar të japë një deklaratë për mediat.
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)