Në nxitim për blerjet e fund vitit, italianët vrapojnë pak ditë para se vendi të hyjë në izolim

20 Dhjetor 2020 | 19:51

Asgjë dhe askush duket se nuk mund të dalë dëshirën për të festuar ndonëse jemi në kushtet e pandemisë. Të shtunën në mbrëmje me qindra qytetarë vërshuan në qendër të Romës për të bërë blerjet e fundit për festat e fund vitit për më shumë për të shfrytëzuar kohën e mbetur teksa vendi fqinj hyn në një izolim të dytë kombëtar. Të gjithë injoruan rregullat e distancimit fizik në nxitim për të përfunduar shitjet.

Pavarësisht paralajmërimeve, qendra e qytetit u pushtua nga një turmë e madhe njerëzish duke tej mbushur rrugët dhe dyqanet. Vendi hyn  nën bllokim mbarëkombëtar për pjesën më të madhe të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, bëri me dije gjatë të premtes  Kryeministri Giuseppe Conte .

Ndërsa qeveria kërkon të parandalojë një rritje të re të kurbës së covid-19 shumë njerëz u përpoqën të largoheshin nga qytete të mëdha dhe kthehen në shtëpitë e tyre të vjetra për të festuar.

Sipas rregullave të reja, dyqanet jo thelbësore do të mbyllen midis datave 24 dhjetor deri më-6 janar.

Gjatë këtyre ditëve italianët do të lejohen të udhëtojnë vetëm për arsye pune, shëndetësore ose emergjence.

Italia raportoi 553 vdekje gjatë të shtunës  ndërsa numri i përditshëm i infeksioneve të reja u ul në 16,308 nga 17,992 që ishte një ditë më parë.

“Ky makth do të marrë fund. Pavarësisht nga kufizimet, ne po i afrohemi” Ditës së Vaksinës “Më 27 Dhjetor,” u shpreh pak dite me pare Kryeministri Italian Conte teksa bëri me dije edhe masat e reja kufizuese. Italia pritet  të marrë 1.83 milion doza fillestare nga Pfizer.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026