Zhduket nëndetësja turistike e Titanikut, dyshohet se në bord ishin 5 persona

19 Qershor 2023 | 16:24

Një nëndetëse e përdorur për të çuar turistët për të parë rrënojat e Titanikut është zhdukur në Oqeanin Atlantik, duke shkaktuar ngritjen emergjente të një mision kërkim-shpëtimi.

Kompania private, që i organizon këto ekspedita ujore, OceanGate Expeditions, e ka konfirmuar se nëndetësja është zhdukur me njerëz në të.

“Ne jemi duke kërkuar dhe jemi mobilizuar për ta nxjerr ekipin të sigurt”, ka thënë ajo përmes një deklarate.

Kompania u kërkon turistëve 250.000 dollarë për të siguruar një ulëse në ekspeditën tetëditore, për të parë rrënojat e anijes së famshme.

Në pajisjen zhytëse mund të jenë pesë persona, përfshirë pilotin, tre turistë dhe një “ekspert të përmbajtjes”.

E gjithë ekspedita zgjat rreth tetë orë.

Rrënojat e Titanikut janë 3.800 metra nën sipërfaqe të Atlantikut.

Ato gjenden rreth 600 kilometra larg brigjeve të Njufoundllendit në Kanada.

Për Titanikun janë kryer kërkime të shumta, prej kur është zbuluar nën oqean, më 1985.

Nëndetëset e vogla herë pas here marrin turistë që paguajnë për të parë rrënojat e Titanikut.

Anija e famshme ndodhet 3,800 metra (12,500 këmbë) në fund të Atlantikut. Është rreth 600 km (370 milje) nga brigjet e Newfoundland, Kanada.

Titaniku, e cila ishte anija më e madhe e kohës së saj, goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju Jork në vitin 1912. Nga 2,200 pasagjerë dhe ekuipazhi në bord, më shumë se 1,500 vdiqën.

Titaniku është eksploruar gjerësisht që nga zbulimi i rrënojave në 1985.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026