Tragjedia me mbi 500 viktima, grekët protesta përballë zyrave të FRONTEX

19 Qershor 2023 | 14:39

Rreth 200 persona në qytetin-port të Pireut, në Greqi, marshuan drejt zyrave të FRONTEX dhe Gardës Helene në shenjë proteste për menaxhimin e rastit të anijes që u mbyt javën e kaluar në brigjet e lokalitetit Pilos.

Pyetjet nëse roja bregdetare greke duhet të kishte ndërhyrë më parë për të ndihmuar emigrantët janë të shumta.

Rreth 750 burra, gra dhe fëmijë nga Siria, Egjipti, territoret Palestineze dhe Pakistani ndodheshin në bordin e mjetit që synonte të arrinte Evropën.

Një shërbesë fetare u mbajt të dielën në portin e Kalamatës, në nder të viktimave. Mbi 500 persona supozohet të jenë mbytur dhe deri tani 78 trupa janë rikuperuar. Ndërkohë, 104 janë të mbijetuarit e shpëtuar.

Roja bregdetare dhe qeveria greke deklarojnë se patrullat e tyre ishin penguar nga anije peshkimi dhe tregtare, pasi anija me emigrantë u lokalizua nga një avion i agjencisë FRONTEX.

Ato thonë se ofruan asistencë, por ajo u refuzua nga dikush në varkën me emigrantë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026