Restauruesit akrobatë, shfrytëzojnë izolimin për të monitoruar kullën e Pizës

21 Dhjetor 2020 | 07:42

Nuk është puna më e sigurt në botë, por dikush duhet ta bëjë atë. Kulla e pjerrët e Pizës ka nevojë që elementët e saj të monitorohen në mënyrë periodike dhe mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është duke e vrojtuar i lidhur në litar.

Ata janë restaurues dhe puna e tyre është të kontrollojnë jo vetëm gjendjen e shtyllave dhe zbukurimeve, por edhe stabilitetin e tyre dhe rrezikun e mundshëm të rënies.

“Ne shfrytëzuam këtë periudhë bllokimi për të bërë një kurs trajnimi dhe rifreskimi: kurs rifreskimi për 2 restaurues që tashmë po e bënin këtë aktivitet dhe kurs trajnimi për disa restaurues të rinj”, thotw Roberto Cela, drejtor teknik.

“Nëse mendoni të bëheni restaurues në Itali sepse ju pëlqen komoditeti i punës në një pikturë ose një mozaik, duhet ta rimendoni. Ju mund të përfundoni duke punuar në kullën e Pizës dhe kjo do të thotë të fluturoni lart e poshtë si akrobatë. Ju duhet ta doni punën aq shumë sa e duan këta njerëz”, shprehet Luca Palamara

Këta 8 persona, 4 gra dhe 4 burra janë shumë të aftë, nuk kanë nevojë për skela për të punuar në kullën e pjerrët, por atyre u duhet një guxim dhe përkushtimi.

“Momenti më me adrenalinë është kur duhet të zbresësh dhe të mbetesh i varur në ajër: emocionet shtohen. Gjithashtu, ju mund t’i shikoni monumentet nga një kënd krejt tjetër dhe kjo është një përvojë vërtet emocionuese”, shprehet Chiara Di Marco, restauruese.

01.55 Peisazhi i  Piazza dei Miracoli (Sheshi i Mrekullive) dhe qytetit të Pizës nga maja e kullës është po aq emocionuese sa puna e këtyre ekspertëve që po e ruajnë atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026