Shkalla e papunësisë 11%, Shqipëria lë pas Kosovën, RMV dhe Malin e Zi

19 Qershor 2023 | 16:39

Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të ulët të papunësisë, në raport me shtete fqinje. Me 11% të njerëzve që nuk punojnë, ajo lë pas Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e zi ku shkalla e papunësisë arrin deri ne 18%.

Në tremujorin e parë 2023, 160 900 persona të moshës 15 deri në 64 vjeç ishin të papunë. E shprehur në përqindje, shkalla e papunësisë për moshën aktive, ishte 10.9%, me përmirësim 0.4 % në raport me vitin 2022.  

Në matje gjinore, niveli i papunësisë është më i lartë te gratë, 11.1%, ndërsa tek burrat zbriti në 10.6%.

Ndërkohë, sipas strukturës së moshës së aftë për punë, shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-29 vjeç është thelluar në raport me vitin e kaluar.

22.5% e njerëzve në këtë grup zyrtarisht nuk punojnë, ose të paktën nuk kanë një pagë të deklaruar në regjistrin e tatimeve. Vitin e kaluar, ata përbënin 20.7 % të gjithë kontingjentit.

Sa i përket grupmoshës 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7.8%.

Në raport me rajonin, Shqipëria vjen pas Bosnjë Hercegovinës e Serbisë, ndërsa niveli më i lartë regjistrohet në Kosovë e Mal të Zi, ku papunësia arrin deri në 18%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026