Gjeni kohë të dremisni gjatë ditës! Shkencëtarët: I bën mirë trurit

20 Qershor 2023 | 10:46

Gjetja e kohës për pak gjumë gjatë ditës është e mirë për trurin dhe e ndihmon atë të qëndrojë më në formë për më gjatë, thanë shkencëtarët britanikë.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Londrës zbuloi se truri i njerëzve që dremitën gjatë ditës ishte 15 centimetra kub më i madh, që është e barabartë me vonimin e plakjes nga tre deri në gjashtë vjet, raporton BBC.

Shkencëtarët rekomandojnë që ky gjumë të jetë më i shkurtër se gjysmë ore; por një sy gjumë i shkurtër gjatë ditës është një sfidë më vete, sepse është mjaft e vështirë për disa njerëz që t’i zërë gjumi dhe për ca të tjerë është e vështirë të shkëputen nga gjumi për aq pak minuta.

Gjumi i ditës është i rëndësishëm për foshnjat. Ky gjumë bëhet më pak i shpeshtë me kalimin e viteve dhe njerëzit fillojnë të flenë përsëri gjatë ditës kur dalin në pension.

“Ne sugjerojmë që të gjithë mund të kenë përfitime nga dremitja,” tha studiuesja Victoria Garfield.

Ajo tha se ndjekja e këshillave për të marrë një sy gjumë të shkurtër ditor është shumë më e lehtë sesa, të themi, humbja e peshës ose ushtrimet, të cilat janë të vështira për shumë njerëz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026