Rreziku nga ilaçet e gjumit, studentja: Shoqet e mia kanë shtuar 10 kg në peshë
Sipas një studimi, përdoruesit e ilaçeve të gjumit mund të jetojnë 5 vjet më pak dhe kanë një risk vdekshmërie më të lartë.
Konkretisht ata kanë një risk vdekshmërie 55% më të lartë në krahasim më ata që nuk i përdorin.
Megi Stambollxhiu, studente tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se stresi nga provimet, por edhe gjëra nga më të voglat deri tek zënkat me prindërit i kanë bërë shpesh bashkëmoshatarët e saj që të marrin ilaçe për gjumë për t’u qetësuar.
Ajo tregoi se shpesh kanë shfaqur efekte negative që nga ankthi dhe deri te shtimi i menjëhershëm në peshë.
“Për gati 2-3 muaj i kanë përdorur dhe pasi i kanë ndërprerë kanë pasur shtim të menjëhershëm në peshë. Për 2-3 muaj kanë shtuar 10 kg. Nisin nga një gjë e thjeshtë, një notë e keqe, një provim, duke vazhduar me orët e gjata pa gjumë për shkak të ngarkesës mësimore. Nga 70 për qind të rasteve që njoh nuk kanë pasur ndonjë përmirësim të cilësisë së gjumit pas përdorimit”, tregoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar
- 18:48 Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 18:39 Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit
- 18:37 Vullkani në Antarktidë që shpërndan kristale ari, fenomeni i pazakontë i Malit Erebus