Frika nga mutacioni i Covid-19, dyndje e bashkatdhetarëve drejt Kosovës
Ditëve të fundit, numër i shtuar i bashkatdhetarëve kanë ardhur në Kosovë, pavarësisht pandemisë Covid-19. Madje numri i fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është rritur ndjeshëm.
“Vlen të përmendet fundjava që lamë pas shënoi një ngritje të numrit të fluturimeve ku vetëm ditën e shtunë kishim afërsisht 90 fluturime në shkuarje e ardhje. Me një numër pak më të vogël vazhdoi të dielën. Ndërsa numri i fluturimeve pritet të rritet në ditët në vijim deri në fund të këtij muaji”, tha Bujar Gashi, zëdhënës i Aeroportit të Prishtinës.
Masat e ndërmarra për shkak të pandemisë kanë bërë që në aeroport të mos krijohen grumbullime. Ata që dalin të presin të afërmit, këtë duhet ta bëjnë jashtë terminalit.
“Nuk ka qenë që një vit thuajse. Prej shkurtit nuk ka qenë më. Në verë nuk erdhën por dihet, shkaku i pandemisë. Tani erdhën vetëm për një javë sa për të na parë ne prindërit”, tha Nevzat Halimi, qytetari i Opojës.
“Jo bre s’ka virusi, nuk është aq problem i madh ky. Në fakt duhet ruajtur ama edhe aq panik e madhe jo. Por këtu tek ne po e bëjnë pak më të madhe sesa që është. Se për t’u ruajtur duhet, grip i vështirë është por si të gjitha griprat. Por njerëzit po kanë frikë, më shumë të moshuarit”, tha Tafil Spahiu, qytetar nga Drenasi.
E nga ana tjetër, shumë nga bashkatdhetarët, zgjedhin mënyra të tjera të vijnë në Kosovë.
Radhë të gjata veturash e autobusësh janë raportuar në kufijtë e vendeve si Slloveni, Kroaci, Hungari e Serbi, të shtetasve të Kosovës, Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë e vende të tjera të Ballkanit. Dhjetëra autobusë kanë mbërritur gjatë natës së kaluar në Kosovë.
Mendimet e disa qytetarëve të kthyer për festa:
“Ndihem shumë i lumtur. Po të vish në shtet tëndin e në vendin tënd ia vlen me çdo çmim”.
“Kam bërë, por kemi pasur disa ndalesa e kështu s’kemi mundur të vijmë”
“Super, super. Vij nga Shtutgarti”.
Megjithatë, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që nëse masat e vendosura shkaku i pandemisë nuk do të shtohen, ato në asnjë mënyrë nuk do të zbuten. Kjo pasi ditëve të fundit është raportuar për ulje të numrit të vdekjeve dhe të të infektuarve me Covid-19.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.