Policia italiane në aksion, ndalohen lëvizjet midis rajoneve, kontrolle të shtuara nëpër rrugë
Gjatë festave të fundvitit, sikundër shumë shtete evropiane, Italia do të jetë në izolim kombëtar në përpjekje për të parandaluar një rritje të rasteve të të infektuarve me COVID-19.
Duke nisur nga 21 dhjetori, policia e shtetit fqinj nisi të zbatojë urdhrat për kufizimet e udhëtimeve. Qeveria italiane miratoi pak ditë më parë një dekret që ndalon lëvizjet midis rajoneve.
Oficerët ushtruan kontrolle tek të gjitha automjetet që hynin në kryeqytetin Romë dhe në daljen, në autostradë të Fiano Romano që lidh qytetin me rajonet fqinje Umbria dhe Toscana.
Policia kontrollon nëse qytetarët kanë certifikata që i lejon ata të qarkullojnë.
Lëvizjet midis rajoneve janë ndaluar duke nisur nga 21 dhjetor deri më 6 janar dhe qendrat apo resortet e skive do të qëndrojnë të mbyllura për të njëjtën periudhë.
Italia do të vendoset nën një bllokim mbarëkombëtar për pjesën më të madhe të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe sipas rregullave të reja, dyqanet jothelbësore do të mbyllen e midis datave 24-27 dhjetor, 31 dhjetor-3 janar dhe 5-6 janar.
Gjatë këtyre ditëve italianët do të lejohet të udhëtojnë vetëm për arsye pune, shëndetësore ose emergjence.
Sidoqoftë, vizitat e kufizuara do të lejohen, për shembull për të parë prindërit e moshuar që jetojnë vetëm. Dyqanet do të mund të hapen midis datave 28-30 dhjetorit dhe më 4 janar dhe njerëzit do të jenë të lirë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Sidoqoftë, gjatë gjithë periudhës së pushimeve, të gjitha baret dhe restorantet duhet të qëndrojnë të mbyllura. Italia ishte vendi i parë perëndimor që u godit më rëndë nga virusi duke regjistruar numrit më të lartë të viktimave në Evropë 68.799 persona që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet