Babë e bir me origjinë shqiptare rrahin me bastun grekun në mes të rrugës
Një incident i paprecedentë dhune ka ndodhur në mes të rrugës në Agios Nikolaos të Kretës.
Dy shqiptarë sulmuan një burrë, i cili në momentin e sulmit po ngiste biçikletën.
Mediat e huaja shkruajnë se pasi e kanë rrëzuar në tokë, babë e bir filluan ta godasin me bastun kryesisht në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Ata gjithashtu e goditën me grushte dhe shqelma.
Mësohet se burri ka marrë plagë të rënda, të cilat konsiderohen të rrezikshme për jetën.
Kalimtarët dhe fqinjët dolën në rrugë dhe u përpoqën të shpëtonin burrin i cili u rrah për 4 minuta.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një makinë patrulluese e policisë, e cila ka konstatuar gjendjen kritike të viktimës.
Dy shqiptarët, babë e bir jetojnë në Agios Nikolaos. Ndaj tyre ka nisur procedimi penal dhe janë dërguar të martën në komisariatin e Agios Nikolaos dhe sot, të mërkurën, në prokurori.
Sipas informacioneve, nga të dyja palët janë ngritur padi dhe tani e tutje drejtësia do të thotë fjalën e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.