Votat e ish-deputetit Arifi tronditën skenën politike, dënimi për mashtrim çoi Kosovën në zgjedhje
Votat e ish-deputetit Etem Arifi për rrëzimin e qeverisë Kurti e më pas ngritjen e qeverisë Hoti, tronditi skenën politike në Kosovë, pasi u vërtetua se ishin antikushtetuese.
Kur votoi në dy seancat, deputeti ishte dënuar me burg për mashtrim. Me arsyetimin se ishte i sëmurë, ai i shmangej burgut, por jo pjesëmarrjes në Kuvend.
Që prej shtatorit, qeveria Hoti nuk i ka 61 vota në Kuvend, sepse deputeti Etem Arifi nga komuniteti Ashkali, vota e të cilit ia mundëson koalicionit shumicën e thjeshtë, ndodhet në burg.
Bazuar në Ligjin për Zgjedhje, ish-deputetin Arifi, e zëvendëson i dyti në listë nga kjo parti, me më shumë vota. Në këtë rast, është zëvendësministri Qazim Rrahmani.
Në prill 2018, Etem Arifi u dënua me dy vjet burg për mashtrim fondesh prej 26 mijë eurosh.
Fajësia iu vërtetua nga Apeli me 20 gusht 2020, por iu hoqën nëntë muaj nga dënimi.
Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit mbaron nëse ligjvënësi dënohet me një ose më shumë vjet burg. Pavarësisht dënimit, Arifi votoi në dy seanca të rëndësishme të Kuvendit, meqë gjykata ia miratoi kërkesat, që për arsye shëndetësore, të mos shkojë prapa hekurave.
Më 25 mars, Arifi dha votën pro rrëzimit të qeverisë Kurti, e me 3 qershor, gjithashtu votoi pro ngritjes së qeverisë Hoti. Kërkesën për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim të deputetit Arifi në ato dy seanca, derisa ishte i dënuar, Lëvizja Vetëvendosje e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese më 11 qershor. Ndërkohë ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese dha vendimin e saj për rrëzimin e qeverisë Hoti.
Lexoni gjithashtu:
Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë “Hoti”, Osmani takim me partitë politike për datën e zgjedhjeve
Kosova shkon në zgjedhje të reja, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë “Hoti”
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës