“Të vranë kur po ktheheshe nga puna”- Pedagogia prek me postimin për 22-vjeçaren

22 Qershor 2023 | 09:49

Arsimtarja Eva Allushi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të 22-vjeçares Erisa Aliaj, e cila u përplas për vdekje nga një makinë me shpejtësi në qytetin e Durrësit.

Allushi, e cila ishte dhe pedagogia e 22-vjeçares, përmes një postimi në rrjete sociale ka prekur me fjalët e ndjera për viktimën.

Ajo e cilëson 22-vjeçaren si një studente ekselente, e cila kishte shumë shpresa për jetën dhe spikaste në grupin ku bënte pjesë. Sipas pedagoges, studentes iu mor jeta në mënyrë shumë të padrejtë teksa kthehej nga puna me të cilën përballonte jetesën.

Në lidhje me ngjarjen u arrestua drejtuesi i mjetit, shtetasi Indrit Uka, i cili e përplasi vajzën në fjalë teksa ishte duke kaluar rrugën.

Postimi i plotë:

Erisa, po pse ike kaq shpejt moj zemër?! Po ti ishe si dritë. Ndriçoje në grup e në fakultet. Nuk e dije ti që jeta në këtë vend nuk vlen fare?! Nuk ta kishim thënë as ne, pedagogët e tu. Po ti nuk kishe kohë të merreshe me këto. Ti i kishe dalë jetës tënde për zot. Studioje e punoje, o shpirt. E kishe zgjedhur dhe temën e diplomës për të drejtat e fëmijëve përballë abuzimit të medias.

Do të kishe qenë një profesioniste e zonja shumë. Po nuk të lanë. Nuk zgjodhe të ikje. Ta morën jetën teksa ktheheshe nga puna, moj zemër. Na trondite shumë të gjithëve ne, profesorëve e shokëve të tu.

Nuk desha ta lexoja atë lajm që bënte fjalë për një 22 vjeçare në Durrës, por zemra e ndjeu teksa mendova për studentët e mi. Nuk e mbylle dot as diplomën e as masterin. Pate jetë të shkurtër, po plot dinjitet.

Të prehesh në paqe! Ndriçofsh si yll nga lart për familjen tënde, miqtë e shokët!

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026