Gara me kohën për nëndetësen e miliarderëve, edhe 2 orë oksigjen për “Titan”
Ekipet e shpëtimit kanë shtuar numrin e anijeve që do të kontrollojnë në oqeanin Atlantik për nëndetësen e cila u nis drejt rrënojave të Titanikut.
Ata po përballen me një garë me kohën pasi furnizimi me oksigjen pritet të mbarojë deri në orën 13:00, me orën e Mbretërisë së Bashkuar të enjten, siç konfirmohet për The Independent nga Roja Bregdetare e SHBA.
Edhe ata që ishin optimistë, tani paralajmërojnë për shumë pengesa të mbetura – përcaktimi i vendndodhjes së nëndetëses, arritja e saj me pajisje shpëtimi, tërheqja e saj në sipërfaqe dhe e gjithë kjo, para se të mbarojë furnizimi me oksigjen.
Nëndetësja u raportua e zhdukur të dielën pasi humbi kontaktin një orë e 45 minuta, pasi u zhyt dhe nuk u kthye në sipërfaqe në kohën e parashikuar.
Roja Bregdetare e SHBA-së, në koordinim me agjencitë e tjera, përfshirë Marinën e SHBA-së dhe Rojet Bregdetare Kanadeze po punon në luftë me kohën, në përpjekje për të gjetur nëndetësen e zhdukur me pesë persona në bord, por deri më tani përpjekjet e kërkimit nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta