Tinguj nga nëndetësja e zhdukur 3800 metra në thellësi të Atlantikut

21 Qershor 2023 | 20:36

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë dëshpërimisht për nëndetësen e vogël që u zhduk në veri të oqeanit Atlantik, teksa ishte zhytur në thellësitë e tij për të parë mbetjet e “Titanic”.

Skuadrat e specializuara janë në garë me kohën për të gjetur mjetin lundrues përpara se furnizimi i tij me oksigjen të mbarojë.

Një avion kanadez i angazhuar në operacionet e kërkimit ka lokalizuar një seri zhurmash në afërsi të vendndodhjes së fundit të nëndetëses, që mban 5 persona në bord.

Ende nuk dihet se sa ka zgjatur zhurma, e ngjashme me një trokitje, por zbulimi iu përcoll me email Departamentit amerikan të Sigurisë së Brendshme.

Roja Bregdetare Amerikane, që po udhëheq kërkimet, ka zhvendosur operacionet e shpëtimit pikërisht për shkak të tingujve të regjistruar, por deri më tani nuk ka arritur ndonjë rezultat në gjetjen e mjetit.

Autoritetet vlerësojnë se pasagjerëve u kanë mbetur rreth 30 orë oksigjen, që nga fillimi i mëngjesit të së mërkurës.

Autoritetet kanadeze raportuan se nëndetësja me fibra karboni u shpall e zhdukur natën mes së dielës dhe së hënës, duke bërë që të nisë një operacion ndërkombëtar kërkimi rreth 700 kilometra nga bregu i lokalitetit Nju Faund Lend të Kanadasë.

Nëndetësja po zhvillonte një ekspeditë për të parë mbetjet e Titanikut në një thellësi prej 3 800 metrash dhe në bord ishte piloti, një aventurier britanik, dy anëtarë të një familjeje pakistaneze biznesmenësh dhe një ekspert i historisë së “Titanic”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026