Rast i rëndë dhune në Korçë, burri i thyen këmbën gruas dhe nuk e çon në spital
Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në qytetin e Korçës. Burime bëjnë me dije se 55 vjeçarja Diana Mulla është dhunuar nga bashkëshorti i saj, Fatos Mulla, i cili e ka hedhur nga shkallët e shtëpisë private duke i shkaktuar thyerje të këmbës së djathtë.
Ngjarja ka ndodhur 6-ditë më parë, teksa është bërë publike vetëm ditën e sotme kur 55-vjeçarja ka shkuar të marrë mjekim në spital.
Bashkëshorti mësohet se e ka mbajtur në banesë me këmbën e thyer deri ditën e djeshme.
55 vjeçarja ka rrëfyer përballë mjekëve dhunën e ushtruar ndaj saj. Ajo raportohet se vuan nga probleme shëndetësore, pasi ka pësuar paralizë më herët, por vuan edhe nga zemra.
Ajo tregoi se bashkëshorti e dhunonte prej kohësh, ndërsa nuk ka guxuar ta denoncoje për shkak të frikës.
Denoncimi u bë në polici këtë të enjte nga ana 55-vjeçares, ndërsa bashkëshorti Fatos Mulla u shoqërua në komisariat për të dhënë deklaratën e tij dhe për t’u përballur me veprën penale, që do të përcaktohet nga prokurori i gatshëm.
Shkak për shtyrjen ka qenë një motiv banal, një gotë vaji, siç thuhet nga ana e të dhunuarës. Përgjatë këtyre ditëve bashkëshorti nuk e ka lejuar të kontaktojë me familjarët e saj, ndërsa bëhet me dije se vajza e vetme e çiftit jeton prej vitesh në Itali.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset