19 mijë turistë në “Onufri”, muzeu ikonografik i Beratit destinacion i preferuar 

22 Qershor 2023 | 18:35

6 muajit e parë të këtij viti kanë shënuar periudhën më të mirë për Beratin në turizmin kulturor.

Një ndër destinacionet më të kërkuara nga turistët në Berat është Muzeu ikonografik “Onufri” i cili përbëhet nga më shumë se 200 objekte të përzgjedhura nga fondi i kishave të Beratit.

“Numri i vizitorëve nga 1 janari deri në fund të muajit maj ju afrua numrit prej 19.000, me një prurje të jashtëzakonshme e cila shkonte në 4 milionë lekë të reja, e krahasuar kjo me po të njëjtën periudhë të 2022. Ka një fluks të jashtëzakonshëm vizitueshmërie. Vetëm në këtë periudhë nga 1 qershori deri neë këto momente që ne flasim janë 3300 vizitorë”, thotë Arjan Prifti, drejtues i muzeut “Onfuri”.

Sipas drejtorit dhe studiuesit  Prifti në këtë muze gjendën arkefakte që datojnë nga shekulli i 14  deri në shekullin e 20 nga mjeshtrit e kësaj periudhe.

Turistët polakë po mbizotërojnë në tregun e turizmin në Berat. Këtë e tregojnë edhe vizitat në këtë muze.

“Kam dëgjuar për  Beratin, kam studiuar dhe në internet për disa informacione dhe impresioni im i parë është se jam i mahnitur nga ato qe kam parë këtu, është shumë interesante, shumë në ndryshe nga ato çka kam parë në vende të tjera dhe jam shumë i impresionuar”, thotë një turist polak.

Sipas agjencive turistike që operojnë në qytetin e Beratit, ky është viti më i mirë turistik për qytetin e një mbi një dritareve.

“Kemi një dyfishim në disa site, një numër shumë të madh turistësh që vijnë, të tipologjive të ndryshme. Ky është viti më i suksesshëm që ka pasur Shqipëria dhe Berati”, shprehet Isuf Braho, guidë turistike.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026