Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen dy shtetas

23 Qershor 2023 | 10:47

2 shtetas janë arrestuar pasi akuzohen për shpërndarje të kokainës dhe kanabisit në doza në Tiranë.

Një peshore elektronike dhe sasia e lëndës narkotike janë sekuestruar.

Efektivët kanë kontrolluar një mjet tip “Audi” në Rrugën e Elbasanit që drejtohej nga shtetasi D. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë ku gjetën dozat gati për shitje.

Ndërkohë u kontrollua dhe një servis në posedim nga 46-vjeçari, në Mullet, ku brenda një mjeti tip “Porsche” me drejtues shtetasin A. H., u gjet sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. H. dhe D. Sh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza dhe i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës, bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026