Të afërmit e viktimave të nëndetëses kërkojnë hetim për tragjedinë

23 Qershor 2023 | 17:27

Të afërmit e Hamish Harding, një nga 5 viktimat e tragjedisë së nëndetëses Titan ka bërë thirrje për një hetim të plotë për vdekjen e pesë pasagjerëve në thellësi të Atlantiku.

Në një intervistë me korrespondenten speciale të BBC-së, Lucy Manning, Lucy Cosnett pyeti se çfarë kontrollesh sigurie kishin qenë në vend përpara tragjedisë.

“Duhet të hetohet plotësisht, për të parë se çfarë shkoi keq, pse ndodhi, pse ata nuk mbijetuan”, tha Cosnett.

“Harding do të kishte ditëlindjen nesër. Ai do të ishte 59 vjeç. Do t’i kisha dërguar një mesazh ose do të përpiqesha ta telefonoja për t’i uruar ditëlindjen”, tha më tej ajo.

Duke reflektuar për ditët e fundit, Cosnett tha: “Kur lexova se kishin dëgjuar zhurma përplasjeje, ndihesha me shpresë se ndoshta po vinte nga nëndetësja. Por dje ishte më e keqja kur dëgjova se ai nuk ia doli, se të gjithë vdiqën”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin mbrëmjen e së shtunës, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish gjatë aktivitetit “Christopher Street Day”...
08:05 | 26/07/2026

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026