Debat në studio me studentin e mjekësisë: Duam të ikim, këtu mjeku nuk mbështetet!

23 Qershor 2023 | 18:23

Klajdi Ndoci, student mjekësie tha në një intervistë për Euronews Albania se protesta e studentëve të mjekësisë është për një kauzë të drejtë.

Sipas tij, arsyeja pse studentët e diplomuar në mjekësi zgjedhin të largohen nga vendi pasi mbarojnë studimet është se në vendin tonë mjekët nuk mbështeten.

“Asnjëri nga ne nuk dëshiron të largohet dhe të lërë vendin e tij. Por janë kushtet dhe ajo me të cilat ne përballemi në spitalet ku punojnë që na detyrojnë të largohemi. Në këtë vend nuk respektohen parimet e mjekëve, nuk gjejnë as mbështetjen minimale. Mjekët po largohen se nuk kanë mbështetjen minimale për të ushtruar profesionin, nuk mjafton vetëm dëshira dhe vullneti i mirë”, tha ai

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026