Wagner 400 km larg Moskës, guvernatori i Lipetsk konfirmon lëvizjet e mercenarëve

24 Qershor 2023 | 16:03

Guvernatori i rajonit të Lipetsk, Igor Artamonov, ka konfirmuar se Wagner po lëviz me pajisjet ushtarake në autostradën që të çon drejt Moskës.

Siç shihet dhe nga harta e mëposhtme qyteti i Lipetsk ndodhet 400 km larg kryeqytetit rus.

Duke shkruar në mediat sociale, Artamonov tha: “Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet… po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës. Situata është nën kontroll.”

Artamonov gjithashtu u kujtoi banorëve se “ata këshillohen fuqimisht të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin udhëtimet me çdo mjet”.

Grupi Wagner pretendon se ka marrë kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytetin jugor të Rostov-on-Don, mediat e huaja raportojnë se mercenarët kanë marrë dhe objekte në Voronezh – qytet më në veri.

Rostov ka luajtur një rol kyç që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

I vendosur afër kufirit me Ukrainën, Rostov – me një popullsi prej vetëm një milion – strehon selinë kryesore të Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

Trupat ruse shpesh vendosen në qytet përpara se të dërgohen në Ukrainë.

Kryeqyteti rajonal ka qenë gjithashtu një qendër e rëndësishme logjistike për dërgesat e armatimit dhe karburantit.

Voronezh – një tjetër kryeqytet rajonal jo shumë larg kufirit ukrainas – ka përafërsisht të njëjtën madhësi si Rostov.

Qyteti shtrihet në gjysmë të rrugës midis Rostovit dhe kryeqytetit Moskë dhe është një qendër kryesore hekurudhore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026