Francë: Mbesin të vdekur tre oficerë policie ndërsa përpiqeshin të shpëtonin një grua nga dhuna në familje
Tre oficerë policie në Francë mbetën të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur mbrëmjen e së martës pasi ju përgjigjen një thirrjeje të dhunës në familje, raportoi ministri i brendshëm francez.
Oficerët u qëlluan nga një i dyshuar 48-vjeçar, Gerald Darmini, i cili më pas u gjet i vdekur.
“Kjo tragjedi na prek të gjithëve dhe vendi jonë është në zi. Ndaj dhimbjen me familjarët dhe të dashurit e vëllezërve tanë”, u shpreh kryeministri francez Jean castex.
Policët po mundoheshin për të shpëtuar një grua e cila ishte arratisur për të shkuar në tarracën e shtëpisë.
Dy oficerët u qëlluan ndërsa përpiqeshin të shpëtonin gruan, një u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur. I dyshuari më pas i vuri flakën shtëpisë.
Dy oficerë të tjerë që po i afroheshin shtëpisë u qëlluan gjithashtu nga i dyshuari, i cili ishte i armatosur.
Zjarrfikësit mundën t’i afroheshin dy policëve vetëm pas disa minutash.
Tre oficerët, të moshave 21, 37 dhe 45 vjeçare mbetën të vdekur, ndërsa gruaja arriti të shpëtohej dhe tani është duke u marrë në pyetje nga autoritetet përkatëse.
Lexoni gjithashtu:
Sërish zgjedhje në Izrael, dy partitë e qeverisë së unitetit nuk arritën të miratonin buxhetin
SHBA ofron 900 mld $ si ndihmë financiare për të prekurit nga pandemia
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)