“Situata është e vështirë”- kryebashkiaku i Moskës u drejtohet qytetarëve

24 Qershor 2023 | 17:41

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, ka njoftuar përmes një postimi në Telegram se “në Moskë është shpallur një regjim operacioni kundër terrorizmit”. Ai ka bërë me dije se e hëna do të jetë një ditë pushim për minimizimin e rreziqeve”.

“Situata është e vështirë,” tha kryebashkiaku, duke shtuar se ka mundësi që disa rrugë apo lagje në qytet do të mbyllen për qarkullim.

Ai u kërkoi moskovitëve që “të kufizojnë udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Gjithashtu informoi qytetarët se shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë.

Deklrata e kryebashkiakut të Moskës vjen në një kohë kur mercenarët e Wagner duket se po lëvizin në veri nga rajonet qendrore të Rusisë, në drejtim të kryeqytetit.

Shefi i Wagner-it, Yevgney Prigozhin, nisi një rebelim ushtarak kundër Kremlinit gjatë natës së të premtes me autokolonën e forcave të armatosur që pretendon se ka marrë 2 baza të armatosura të rëndësishme në Rusi.

Putin iu drejtua popullit rus të shtunën, duke paralajmëruar se udhëheqësi ushtarak e kishte ‘goditur me thikë pas shpine’, ndërsa Moska përgatitet të futet në rrethim, me trupat ushtarake që po pozicionohen për të mbrojtur qytetin.

Në kryeqytetin rus janë pozicionuar postbllokët e mitralozëve si dhe mjetet e blinduara për të ndaluar hyrjen e Wagner në qytet.

Të gjitha pamjet që vijnë nga kryeqyteti rus japin pamje se do të kemi një përplasje të armatosur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026