Moska përgatitet për luftë, barrikada me mitralozë e autoblinda rrethojnë qytetin

24 Qershor 2023 | 17:04

Moska po përgatitet për luftë, kamionë me rërë kanë bllokuar hyrjen e qytetit dhe barrikada janë ngritur për të parandaluar hyrjen e mercenarëve të Wagner në qytet.

Shefi i Wagner-it, Yevgney Prigozhin, nisi një rebelim ushtarak kundër Kremlinit gjatë natës së të premtes me autokolonën e forcave të armatosur që pretendon se ka marrë 2 baza të armatosura të rëndësishme në Rusi.

Putin iu drejtua popullit rus të shtunën, duke paralajmëruar se udhëheqësi ushtarak e kishte ‘goditur me thikë pas shpine’, ndërsa Moska përgatitet të futet në rrethim, me trupat ushtarake që po pozicionohen për të mbrojtur qytetin.

Në kryeqytetin rus janë pozicionuar postbllokët e mitralozëve si dhe mjetet e blinduara për të ndaluar hyrjen e Wagner në qytet.

Të gjitha pamjet që vijnë nga kryeqyteti rus japin pamje se do të kemi një përplasje të armatosur.

Grupi Wagner pretendon se ka marrë kontrollin e të gjitha objekteve ushtarake në qytetin jugor të Rostov-on-Don, mediat e huaja raportojnë se mercenarët kanë marrë dhe objekte në Voronezh – qytet më në veri.

Rostov ka luajtur një rol kyç që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022.

I vendosur afër kufirit me Ukrainën, Rostov – me një popullsi prej vetëm një milion – strehon selinë kryesore të Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.

Trupat ruse shpesh vendosen në qytet përpara se të dërgohen në Ukrainë.

Kryeqyteti rajonal ka qenë gjithashtu një qendër e rëndësishme logjistike për dërgesat e armatimit dhe karburantit.

Voronezh – një tjetër kryeqytet rajonal jo shumë larg kufirit ukrainas – ka përafërsisht të njëjtën madhësi si Rostov.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026