Wagner tërhiqet nga qytetet ruse, por çfarë pritet të ndodhë më pas

24 Qershor 2023 | 21:51

Trupat Wagner kanë filluar të largohen nga qyteti i Rostov-on-Don, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass. Katër kamionë kamionë janë larguar, por tanket dhe pajisjet e tjera të rënda kanë mbetur ende në qytet, njofton media ruse.

Për pjesën më të madhe të ditës së sotme, qyteti jugor rus ishte në qendër të “marrëveshjes” së Wagner. Mercenarët e Wagner hynë në qytet në orët e para të së shtunës dhe thuhet se morën komandën ushtarake rajonale.

John Herbst, një ish-ambasador i SHBA-së në Ukrainë, thotë se është e vështirë të imagjinohet se kriza në Rusi do të ndalet tani.

Në një prononcim për BBC ai tha se nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë më pas, por është i bindur se Prigozhin nuk do t’i nënshtrohet kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ky moment mund të shënojë një pauzë përpara një përplasjeje armësh”, thotë Herbst.

Ose ndoshta Putini do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga deklaratat e tij dhe të mbante masa paraprake, thotë ai.

Sido që të jetë, Perëndimi duhet “të shikojë me kujdes dhe të mos thotë asgjë”, shtoi ish-ambasadori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026