Prigozhin jep urdhrin, trupat e Wagner ndryshojnë kurs, nuk shkojnë drejt Moskës

24 Qershor 2023 | 19:40

Kreu i Wagner ka rënë dakord për të de-eskaluar situatën në Rusi.

Përmes një mesazhi audio lëshuar luftëtarëve të tij, Prigozhin kërkoi nga trupat e Wagner të kthehen në bazat e tyre për të “shmangur gjakderdhjen”.

Ai thotë se “ka dhënë urdhrin për t’u kthyer për shkak të rrezikut të gjakderdhjes”.

Autokolana është kthyer në dejtim të kundërt dhe nuk po vijon rrugën drejt kryeqytetit rus, thuhet në mesazhin e Prigozhin në Telegram.

Deklarata e plotë e Prigozhin:

“Ne dolëm më 23 qershor në ‘Marshimin e Drejtësisë’. Në 24 orë shkuam nw njw distancw 200 km nga Moska. Këtë herë nuk kemi derdhur asnjë pikë gjaku të luftëtarëve tanë. Tani ka ardhur koha kur mund të derdhet gjak. Duke kuptuar të gjithë përgjegjësinë për derdhjen e gjakut rus, ne po i kthejmë autokolonat tona dhe po nisemi në drejtim të kundërt në kampet fushore sipas planit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026