Hotel “Argjiro”, vendi ideal për turistët që vizitojnë Gjirokastrën

26 Qershor 2023 | 15:13

Gjirokastra është kthyer në kryeqytetin e kulturës shqiptare.

Festivali Folklorik Kombëtar, ku marrin pjesë 1200 artistë nga Shqipëria dhe trevat përreth, ka zgjuar interesin e mijëra njerëzve të tjerë për të vizituar qytetin muze.

Në këto kushte, edhe hotelet e bizneset e qytetit janë të angazhuara për të siguruar një shërbim sa më cilësor për vizitorët.

Një prej tyre është edhe Hotel Argjiro, i vendosur në sheshin “Çerciz Topulli”, pozicion shumë i përshtatshëm për të vizituar pikat kryesore turistike të qytetit të gurtë.

Hoteli ka kapacitet prej 50 dhomash dhe mobilim që ndërthur elemente të traditës, duke bërë që turistët të përjetojnë ndjesinë e historisë dhe kulturës së zonës së Gjirokastrës.

Hotel Argjiro

Edhe gatimet tradicionale janë një vlerë e shtuar, arsye kjo që ka bërë shumë turistë vendas ose të huaj, të rikthehen në këtë hotel, të japin vlerësim maksimal dhe ta sugjerojnë atë te miqtë e tyre.

Kalaja, shtëpitë e gurta, parku i Antigonesë dhe shumë pika të tjera turistike brenda e jashtë qytetit, bëjnë që mijëra njerëz të vizitojnë Gjirokastrën në të gjitha stinët e vitit.

Për më shumë klikoni (KËTU)

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026