Programi i ”100 fshatrave”, pedagogu Shpresim Domi: Zhvillimi i zonave rurale kërkon së paku kushtet bazike
Gjatë një diskutimi në Euronews Albania rreth programit të qeverisë “100 fshatrat”, pedagogu i Institutit Bujqësor të Tiranës, Shpresim Domi, tha se nuk mund të ketë zhvillim të zonave rurale nëse nuk ka së paku zhvillim të aspekteve bazike si infrastruktura rrugore, energjia elektrike, apo dhe shërbimi me ujë të pijshëm.
“Konceptualisht, paradigma e zhvillimit rural që prej viteve 80-të e këtej e shikon fshatin që të zhvillohet në sinergji, si pikturë të plotë me gjithë pjesëzat e saj, që do të thotë që të krijohet vlerë dhe vlera është peizazhi, infrastruktura rrugore, energjetike, burimet në kontekstin e burimeve bujqësore, artizanati dhe vlera të tjera kulturore,” – shpjegoi pedagogu Domi.
“Nëse ne duam të zhvillojmë zonat rurale duhet t’i shohim në tërësi elementët, nëse vërtetë duam të zhvillojmë zonat rurale duhet të ketë rrugë, duhet të ketë ujë, duhet të ketë drita,” – thjeshtëzoi më tej Domi duke theksuar se praktikisht këto çështje mbeten në diskutim në disa zona rurale.
Sidoqoftë Domi tha se pavarësisht problemeve programet si ai i 100 fshatrave i nxitur nga qeveria, është për t’u mirëpritur. Teksa tha se kjo i shërben frymës, ai theksoi se është e nevojshme që të krijohet një kulturë edhe e matjes së politikave.
“Shumë investime private janë rrjedhojë e frymës, ka ende shumë për të bërë, por është koha të futet kultura e matjes së performancës së çdo politike që ndërmerret pasi programi i 100 fshatrave duhet parë se çfarë ka ndodhur me fundin e kësaj politike,” – tha më tej Domi.
Ndiqni debatin e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Programi i ”100 fshatrave” në Elbasan, në Gjinar dhe Shushicë mungojnë shërbimet më jetike
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq