20-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Korçës, detajet e para

30 Qershor 2023 | 08:48

Një 20-vjeçar në qytetin e Korçës ka ndërruar jetë pasi ka shkuar me urgjencë në spital.

Nga burimet në polici paraprakisht bëhet me dije se Mateo Llabani është ndjerë keq në një lokal në Bilisht dhe për shkak të gjendjes së rënduar u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Shkak dyshohet mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20 vjeçarit. Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do t’i behet autopsia për të vërtetuar nëse ishte mbidoza ajo që i mori jetën të riut.

Shenja në trup nga kqyrja paraprake nuk ka. Nga ana tjetër, policia po merr në pyetje dëshmitarë si dhe familjarë të të ndjerit.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka shkuar në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi M. Ll., 20 vjeç, banues në Bilisht, i cili më pas ka humbur jetën.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 20-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me...
21:37 | 24/06/2026

Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)

Një stuhi e fortë breshëri ka goditur fshatin Drizë, në bashkinë e Gramshit, duke shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe duke vënë në...
21:32 | 24/06/2026