Greqia e izoluar, qytetarët të kufizuar për të festuar të lirshëm Krishtlindjen e Vitin e Ri
Oficerët e policisë patrulluan në rrugët e Athinës të enjten në mbrëmje, duke parandaluar mbledhjet shoqërore për shkak të kufizimeve anti COVID-19. Shumë qytetarë u mblodhën rreth pemës së Krishtlindjes në sheshin ‘Syntagma’, ku policia po i nxiste njerëzit të shkonin në shtëpi për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Qeveria greke ka vendosur shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 5 të mëngjesit, i cili do të mbetet në fuqi gjatë gjithë festave, duke përfshirë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Autoritetet po ashtu ndaluan edhe trafikun, në Athinë dhe qytete të tjera të mëdha. Çdo makinë që lëviz gjatë orëve policore do të ndalet dhe duhet të paraqiten dokumentet e nevojshme. Vetëm nëntë njerëz nga dy familje të ndryshme lejohet të takohen në mjedise të mbyllura.
Edhe Greqia në këto festa ka qenë më e boshatisur, pa turiste, pa lokale bare e restorante çka ka ndikuar në ekonominë e shtetit fqinj.
Numri i vizitorëve që udhëtojnë në vend ra me 76.1% gjatë 10 muajve të parë të vitit 2020 krahasuar me një vit më parë. Greqia pritet të përjetojë një tkurrje prej 10.5% të produktit të saj të brendshëm bruto këtë vit ndërsa raporti i saj i borxhit ndaj PBB-së pritet të rritet në një nivel marramendëse 208.9%.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet